Flash

Ukraina heq dorë nga NATO, por jo nga anëtarësimi në BE

Lapsi.al 18 March 2022
Ukraina heq dorë nga NATO, por jo nga anëtarësimi në BE

Megjithëse u shpreh e gatshme të largohej nga ideja e bashkimit të NATOS-s, Ukraina nuk do të tërheqë aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian, në mënyrë që të arrijë një marrëveshje me Rusinë për përfundimin e luftës. Këtë lajm e ka dhënë Andrii Sybiha, këshilltar i Presidentit ukrainas Zelensky, në një fjalim në televizionin kombëtar.

“Do të flas shkurt dhe qartë: kjo është absolutisht e papranueshme. Është zgjedhja jonë. Aplikimi për anëtarësim në BE është bërë dhe tani po vendoset në praktikë”, tha Sybiha.

Ai shtoi se negociatat e paqes me Rusinë po vijojnë, por janë të vështira. Më herët presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka sugjeruar se vendi duhet të pranojë se nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI