Flash

Trevor Noah reagon pas sulmit të Kanye: Më thyhet zemra kur të shoh kështu

Lapsi.al 18 March 2022
Trevor Noah reagon pas sulmit të Kanye: Më thyhet zemra kur të

Trevor Noah ka ka reaguar kundrejt sulmeve të Kanye West që përfshinin sharje raciste.

"Dreq, sërish i njëjti muhabet ", shkruajti  Noah brenda seksionit të komenteve të postimit të reperit tashmë të fshirë.Ai vazhdoi duke e lavdëruar gjenialitetin muzikor të West dhe duke treguar se si puna e producentit ka ndikuar në jetën e tij.

“Mendova ndryshe se si i shpenzoja paratë e mia për shkakun tënd, mësova të mbroj krijimtarinë time si fëmijë nga mendimet e rritura prej teje, por unë ende buzëqesh sa herë që vendos rripin e sigurimit për shkakun tënd".Pasi rrëfeu se Ye ka qenë një pjesë "e pashlyeshme" e jetës së tij, ai deklaroi se  "më thyhet zemra kur të shoh kështu", duke iu referuar sulmeve të tij në mediat sociale.

“Nuk më intereson nëse e mbështet Trump dhe nuk më intereson nëse e ofendon Pete. Megjithatë, më intereson kur të shoh në një rrugë që është afër rrezikut dhe dhimbjes.”Më pas ai iu lut artistit të “Donda” që të mësonte dallimin mes të luftuarit për familjen dhe të luftimit me familjen, duke shtuar se kjo e fundit shpeshherë ka çuar në tragjedi.

“Jam zgjuar shumë herë dhe kam lexuar tituj që kanë të bëjnë me burrat që kanë vrarë ish-ët e tyre, fëmijët e tyre dhe më pas veten. Unë kurrë nuk dua ta lexoj atë titull për ty", përfundoi Trevor.

Kanye sulmoi drejtuesin e "Daily Show" për mbrojtjen e ish-bashkëshortes së tij , Kim Kardashian, me postimin që përfundimisht çoi në pezullimin e reperit nga Instagram për 24 orë./Lapsi.al

Të këshilluara

Fejohet aktori i njohur

Tom Hiddleston dhe Zawe Ashton janë fejuar pas tre vitesh lidhje, ka konfirmuar Page Six. Çifti ndezi spekulime për fejesë gjatë fundjavës pasi aktorja shfaq...

16:33

Putin nuk mund të bëj me botox

Vladimir Putin i Rusisë, i famshëm për mbështetjen e tij të përfolur në Botox, duket se do të shkëputet nga trajtimi popullor i rrudhave falë luftës së tij kund...

14:51

Largimi nga muzika? Jo në planet e Ed Sheeran

Edhe pse albumi i tij më i ri “=” (barabartë) nuk ka shumë që është publikuar, Ed Sheeran nuk ka ndërmend të ndalet. Këngëtari i “Bad Habits” zbuloi se ai tash...

08:40

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI