Flash

Tjetër tentativë për armëpushim në Ukrainë, kancelari Scholz bisedon me Putinin

Lapsi.al 18 March 2022
Tjetër tentativë për armëpushim në Ukrainë,

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të urdhërojë ndaljen e sulmit të Moskës në Ukrainë, dhe të mundësojë zgjidhje diplomatike, duke shmangur edhe katastrofën humanitare. Zyra e Scholzit ka thënë përmes një deklarate se të dy liderët kanë folur në telefon për gati një orë lidhur me “luftën në Ukrainë dhe përpjekjet për t’i dhënë fund asaj”. Nuk janë dhënë detaje tjera, mirëpo Kremlini ka thënë në një deklaratë tjetër se “pala ruse është e gatshme për të kërkuar zgjidhje, në përputhje me qasjet e saj parimore”. Prej sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë, më shumë se 187,000 persona kanë shkuar në Gjermani, ka thënë Ministria e Brendshme në Berlin. Më shumë se dy milionë refugjatë kanë hyrë në Poloni dhe një pjesë e tyre më pas ka kaluar në shtetet e tjera.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve në Moskë se Putin pritet të zhvillojë një bisedë telefonike edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron të premten. Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar deri në orët e mesditës dhe pasdites do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do...

07:54

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI