Flash

Rama: Do ta bëjmë të hënën pa makina, po shqyrtojmë opsionin që tri ditë të punohet nga shtëpia

Lapsi.al 18 March 2022
Rama: Do ta bëjmë të hënën pa makina, po

Kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria po përpilon një plan për kursimin e energjisë dhe hidrokarbureve. Në këtë plan që pritet të shpaloset në ditët në vijim, parashikohet që të ketë ditë të veçanta pa makina, si dhe në sektorë të ndryshëm në 3 ditë të javës të punohet nga shtëpia. Gjatë takimit me punonjës të transportit publik, Rama bën propozimin e papritur ku deklaroi se ditën e hënë po mendohet që mos lejohet qarkullimi i automjeteve jo për shkak ekologjike por për të kursyer sa më shumë naftë.

"Në situata të tilla krizash e këtu bota ka filluar të flasë si një mundësi dhe luftën e tretë botërore të mos pranosh faktet dhe të flasësh sikur këtu je në realitet normal dhe anormale është që qeveria flet për krizë është problem i madh. Problem shumë i madh. Agjencia përmend dhe një gjë që e kemi diskutuar dhe do ta bëjmë. Sot kemi bërë një mbledhje qeverie dhe kemi caktuar që të hënën do e bëjmë pushim, duke pasur parasysh ato që janë shpjeguar pas mbledhjes.  Do të bëjmë një tjetër mbledhje që do ta bëjmë ditën e hënë pa makina, nëse do të vendosim kështu.

Por sigurisht që do të vijë gradualisht ajo që dhe agjencia thotë e diela pa makina thotë ata. Për të kursyer jo për ekologji. Ose të flasim për tre ditë mos vajtje në punë, njësoj si me covidin por jo më për shkak infeksionesh por për shkak kursimi. Kjo është situata."

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar deri në orët e mesditës dhe pasdites do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do...

07:54

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI