Flash

OKB publikon shifrat e viktimave civile në Ukrainë

Lapsi.al 18 March 2022
OKB publikon shifrat e viktimave civile në Ukrainë

Të paktën 816 civilë janë vrarë deri tani në Ukrainë, sipas Zyrës së OKB për të drejtat e njeriut (OHCHR).

Ndërsa 1.333 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt, raporton Reuters.

Numri real i të vdekurve mendohet se është shumë më i lartë. OHCHR, e cila ka një ekip të madh monitorimi në vend, s’ka qenë ende në gjendje të verifikojë numrin e saktë të viktimave nga qytetet e goditura rëndë si Mariupol.

Shumica e njerëzve kanë vdekur nga bombardimet me artileri të rëndë dhe sulmet me raketa ajrore, tha OHCHR.

Në qendrën historike të Lviv, 109 karroca janë vendosur në rreshta para bashkisë në sheshin Rynok në kujtim të 109 fëmijëve të vrarë nga lufta në Ukrainë deri më tani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI