Flash

Lavrov sulmon SHBA: Duan që bota të duket si një kafene

Lapsi.al 18 March 2022
Lavrov sulmon SHBA: Duan që bota të duket si një kafene

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara duan që bota të duket si një kafene amerikane, ku amerikanët bëjnë ligjin.

Ka shumë vende, tha ai, të cilat “nuk duan të marrin urdhra nga ‘xhaxhi Sam”, shkruan Skynews.

Sergei Lavrov shtoi se sanksionet e bëjnë më të fortë Rusinë dhe se Moska ja humbur çdo shpresë për tu mbështetur te Perëndimi.

Nga ana tjetër pak para telefonatës së presidentëve të Amerikës dhe Kinë, Pekini u shpreh se respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve.

“Kina do të respektojë gjithmonë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve, duke iu bindur qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së, duke i kushtuar rëndësi shqetësimeve legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve, duke mbështetur të gjitha përpjekjet që kontribuojnë në zgjidhjen paqësore të krizës dhe lehtësimin e krizës humanitare”, tha Zhao.

“Pozicioni i Kinës është i jashtëzakonshëm, i drejtë, objektiv dhe i padiskutueshëm.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI