Flash

Largimi nga muzika? Jo në planet e Ed Sheeran

Lapsi.al 18 March 2022
Largimi nga muzika? Jo në planet e Ed Sheeran

Edhe pse albumi i tij më i ri “=” (barabartë) nuk ka shumë që është publikuar, Ed Sheeran nuk ka ndërmend të ndalet.

Këngëtari i “Bad Habits” zbuloi se ai tashmë ka plane për një projekt të ri dhe fansat mund të presin që ta dëgjojnë atë javën e ardhshme.

“Epo, ky nuk do të jetë projekti i radhës që do të publikoj. Pas 10 ditësh do të dalë diçka”, tha ylli i muzikës.

Megjithëse këngëtari nuk dha detaje të mëtejshme mbi projektin misterioz, ai tha se nuk pret që ai të jetë një hit në Zelandën e Re.

“Do të jetë më shumë një hit i madh diku tjetër. Kur ta dëgjoni do ta kuptoni”, tha Ed Sheeran.

Katër herë fituesi i “Grammy” publikoi albumin në tetor, ku përfshiheshin këngë si “Bad Habits”, “Shivers” dhe “Overpass Graffiti”. Ky ishte albumi i tij i katërt që titullohej sipas simboleve, pas ‘+’ në 2011, ‘x’ në 2014 dhe ‘÷’ në 2017. Ed Sheeran shpjegoi gjithashtu se pavarësisht përdorimit të simboleve, ai në fakt nuk është një adhurues i matematikës.

Përveç projektit misterioz që do të përfundojë javën e ardhshme – ai tha se dëshiron të bëjë 10 albume me simbole, por pesë prej tyre nuk do të jenë të lidhura me matematikën.

Të këshilluara

Si po e përballon shtatëzaninë Rihanna

Rihanna ka folur rreth shtatzënisë së saj dhe si po e përjeton atë deri tani. Gjatë një interviste të fundit për revistën “Elle”, këngëtarja 34-vjeçare zbuloi ...

08:34

Një tjetër akuzë për Snoop Dog

Gruaja që ngriti një padi për sulm seksual kundër Snoop Dogg ka akuzuar reperin se ka nisur një fushatë ngacmimi ndaj saj. Sipas dokumenteve ligjore të dorëz...

18:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI