Flash

Kancelari gjerman bisedë telefonike 60 minuta me Putin, çfarë diskutuan

Lapsi.al 18 March 2022
Kancelari gjerman bisedë telefonike 60 minuta me Putin, çfarë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të urdhërojë ndaljen e sulmit të Moskës në Ukrainë, dhe të mundësojë zgjidhje diplomatike, duke shmangur edhe katastrofën humanitare.

Zyra e Scholzit ka thënë përmes një deklarate se të dy liderët kanë folur në telefon për gati një orë lidhur me “luftën në Ukrainë dhe përpjekjet për t’i dhënë fund asaj”.

Nuk janë dhënë detaje tjera, mirëpo Kremlini ka thënë në një deklaratë tjetër se “pala ruse është e gatshme për të kërkuar zgjidhje, në përputhje me qasjet e saj parimore”.

Prej sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë, më shumë se 187,000 persona kanë shkuar në Gjermani, ka thënë Ministria e Brendshme në Berlin.

Më shumë se dy milionë refugjatë kanë hyrë në Poloni dhe një pjesë e tyre më pas ka kaluar në shtetet tjera. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve në Moskë se Putin pritet të zhvillojë një bisedë telefonike edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron të premten.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI