Flash

Inteligjenca britanike: Ushtria ruse ka bërë përparim minimal këtë javë

Lapsi.al 18 March 2022
Inteligjenca britanike: Ushtria ruse ka bërë përparim minimal
Në ditën e 23 të luftimeve Rusi-Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se forcat ruse kanë bërë përparim minimal këtë javë.

“Forcat ukrainase rreth Kievit dhe Mykolaiv vazhdojnë të pengojnë përpjekjet ruse për të rrethuar qytetet”, tha Inteligjenca britanike.

Megjithatë qytetet si  Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten të rrethuar nga forcat ruse, shkruan BBC.

Ndërkohë shpërthime të shumta janë dëgjuar ehe mëngjesin e kësaj të premteje nga drejtimi i aeroportit ndërkombëtar Danylo Halytskyi në perëndim të Lviv. Mediat e huaja bëjnë me dije se një numër i madh videosh janë postuar në rrjetet sociale që tregojnë tymin që ngrihet nga i njëjti vend. Ndërkaq përmes një postimi në Telegram, kryetari i Lviv ka theksuar se nuk është goditur aeroporti por një ndërtesë ngjitur me të. “Padyshim që nuk është aeroport”, ka shkruar ai. Nëse konfirmohet si një sulm raketor rus, ky është sulmi më i afërt që ata kanë goditur me qytetin historik të Lviv që nga fillimi i luftës tre javë më parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI