Flash

Fedez, tregon hapur sëmundjen nga e cila vuan,

Lapsi.al 18 March 2022
Fedez, tregon hapur sëmundjen nga e cila vuan,

Lajmi që reperi i njohur italian Fedez vuan nga një sëmundje e rëndë ka qarkulluar pothuaj në të gjitha mediat vendëse.

Me disa video të shkurtra në llogarinë e tij në Instagram, Fedez i ka habitur të gjithë ndjekësit kur tha se vuan nga një sëmundje e rëndë, ndonëse nuk e shpjegon qartësisht nga se vuan. Ai pranon se ka një problem shëndetësor, të cilin do t’i duhet ta ndjekë për një kohë të gjatë.

Reperi, me sytë e përlotur dhe zërin e dridhur, tha se vendosi që ta ndajë me të gjithë lajmin që të ndihet edhe vetë më mirë.

“Po e bëj këtë video me shpresën se do më bëjë mirë edhe mua. Fatkeqësisht kam zbuluar një problem shëndetësor, (edhe pse në kohën e duhur), që përfshin një rrugë të gjatë e të rëndësishme që do më duhet, por nuk jam ende gati të flas për të. Kur e zbulova, lexova historitë e shumë të tjerëve dhe më dhanë forcë. Nëse historia ime do arrijë t’i japë mbështetje edhe dikujt që nuk është mjaftueshëm me fat që të ketë një familje si e imja, atëherë do i jepja kuptim gjithçkaje që po kaloj”,- thotë Fedez mes të tjerave.

Pas lajmit të tmerrshëm, ka reguar në llogaritë sociale edhe bashkëshortja e tij, Chiara Ferragni:

“Dashuria e jetës sime, Fedez, ka nevojë për një mbështetje të madhe këto ditë” – shkruan blogerja dhe influencuesja e famshme e rrjeteve sociale: “Ne të duam shumë, dashuria ime, dhe shumë shpejt ti do të jesh mirë, gjithmonë i rrethuar nga dashuria e familjes, miqve dhe njerëzve që të duan shumë”.

Të këshilluara

Largimi nga muzika? Jo në planet e Ed Sheeran

Edhe pse albumi i tij më i ri “=” (barabartë) nuk ka shumë që është publikuar, Ed Sheeran nuk ka ndërmend të ndalet. Këngëtari i “Bad Habits” zbuloi se ai tash...

08:40

Si po e përballon shtatëzaninë Rihanna

Rihanna ka folur rreth shtatzënisë së saj dhe si po e përjeton atë deri tani. Gjatë një interviste të fundit për revistën “Elle”, këngëtarja 34-vjeçare zbuloi ...

08:34

Një tjetër akuzë për Snoop Dog

Gruaja që ngriti një padi për sulm seksual kundër Snoop Dogg ka akuzuar reperin se ka nisur një fushatë ngacmimi ndaj saj. Sipas dokumenteve ligjore të dorëz...

18:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI