Flash

E shkatërruan rusët, Greqia e gatshme të rindërtojë maternitetin në Mariupol

Lapsi.al 18 March 2022
E shkatërruan rusët, Greqia e gatshme të rindërtojë

Greqia është shprehur e gatshme të rindërtojë maternitetin e shkatërruar nga forcat ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol.

Lajmi është bërë publik përmes një postimi në Tëitter nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Greqia është e gatshme të rindërtojë maternitetin në Mariupol, qendra e minoritetit grek në Ukrainë, një qytet i dashur për zemrat tona dhe simbol i barbarisë së luftës”, shkruan Mitsotakis.

Komentet e kryeministrit grek vijnë një ditë pasi ministri italian i kulturës, Dario Franceschini deklaroi se Italia ishte “gati të rindërtonte” teatrin e qytetit, i cili u godit gjithashtu nga raketat ruse.

“Teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit”, shkroi ai në Tëitter.

Të këshilluara

Bullgaria dëbon 10 diplomatë rusë

Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari, ka njoftuar se ka shpallur non-grata 10 diplomatë rusë. Ministria njofton se u ka dhënë afat 72 orë për t’u largua...

16:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI