Flash

Biden e quan Putinin 'rrugaç'/ Kremlini: Presidenti amerikan është i lodhur dhe harron shpejt

Lapsi.al 18 March 2022
Biden e quan Putinin 'rrugaç'/ Kremlini: Presidenti amerikan

Kur kanë kaluar 23 ditë nga agresioni rus mbi Ukrainën, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e quajti “rrugaç” homologun e tij rus, Vladimir Putin. Duke folur në eventin e përvitshëm për Ditën e Shën Patrikut, në Capitol Hill, Biden tha se Putin “është një diktator vrasës, një rrugaç që ka nisur një luftë të pamoralshme kundër popullit të Ukrainës”.  Komente të tilla pasojnë ato të vetëm një dite më parë kur Biden e quajti Putinin “kriminel lufte”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kremlinit. Zëdhënësi Dmitry Peskov u shpreh se deklaratat e Joe Biden kanë kaluar në “ofendime personale”.

“Po i dëgjojmë përditë ato që tashmë janë ofendime personale të presidentit Joe Biden ndaj presidentit tonë, Putin. Nuk dua të reagoj ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke marrë parasysh se Biden është i lodhur dhe i harron shpejt gjërat. Prandaj vijnë edhe këto fraza agresive. Ne nuk duam të shtojmë agresivitetin”, tha Peskov në një konferencë për shtyp.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI