Flash

Aksident i rëndë me 9 viktima, mjetin e ngiste një 13-vjeçar

Lapsi.al 18 March 2022
Aksident i rëndë me 9 viktima, mjetin e ngiste një

Një aksident tronditës automobilistik ka ndodhur të enjten në Teksas të SHBA-ve, ku kanë humbur jetën nëntë persona.

Një kamion i drejtuar nga një djalë 13-vjeçar u përplas kokë më kokë me një furgon që transportonte lojtarët e kolegjit që ktheheshin nga New Mexico.

Sipas hetimeve kamioni ka hyrë në drejtim të kundërt të qarkullimit dhe është përplasur me furgonin, për pasojë ka rënë zjarrë. Dy personat që ndodheshin në kamion, një 38-vjeçar dhe 13-vjeçari që ishte në timon kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu ndërruan jetë 7 pasagjerët që ndodheshin në furgon, 6 lojtarë golfi dhe trajneri i tyre, ndërsa 2 të tjerë kanë marrë plagë të rënda dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Në Teksas, një i mitur mund të fillojë kurs për drejtimin e makinës në moshën 14 vjeç, megjithatë, ata duhet të jenë të paktën 15 vjeç për të aplikuar për patentë. Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende arsyet se pse kamioni ka devijuar nga rruga, megjithatë provat tregojnë se po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI