Flash

Zelensky: Rusia është bërë një shtet terrorist

Lapsi.al 17 March 2022
Zelensky: Rusia është bërë një shtet terrorist

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbajti një fjalim kombëtar mbrëmjen e djeshme, ku ai e quajti Rusinë një shtet terrorist dhe tha se sulmi  në Mariupol nuk ndryshonte nga rrethimi i Leningradit, shkruan The Guardian

“Lufta nuk ka të ndalur.  Krimet e luftës  vazhdojnë. Ekonomia ruse është ende në gjendje të furnizojë makinën ushtarake. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për sanksione të reja kundër Rusisë. Bota më në fund duhet të njohë zyrtarisht se Rusia është bërë një shtet terrorist”

Zelenskiy gjithashtu iu drejtua rusëve, duke u kërkuar atyre të pyesin nëse rrethimi i Mariupolit është i ndryshëm nga rrethimi i Leningradit dhe duke u premtuar ushtarëve rusë që nëse dorëzojnë armët do të kenë një shans për të mbijetuar.

“Ka ende një mundësi. Ekziston një mundësi për çdo ushtar që nuk është vrarë, plagosur apo është kapur rob. Ushtria ruse po pëson humbje që nuk i ka parë as në Siri apo Çeçeni. Nëse lufta juaj, lufta kundër popullit ukrainas, do të vazhdojë, nënat  do të humbasin më shumë fëmijë sesa në luftërat afgane dhe çeçene.

Çdo ushtar rus që do të dorëzojë armët do të ketë një shans për të mbijetuar,” përfundoi presidenti.

Të këshilluara

Biden: Putin është një kriminel lufte

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti homologun e tij rus, Vladimir Putin një “kriminel lufte”, ditën e mërkurë, ndërsa Rusia po intensifikon sulmin e saj mbi Uk...

20:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI