Flash

Yolanda Hadid kritikohet pas deklaratës së të bijes: Je një nënë e tmerrshme

Lapsi.al 17 March 2022
Yolanda Hadid kritikohet pas deklaratës së të bijes: Je një

Yolanda Hadid është kritikuar nga ndjekësit pas zbulimit të vajzës së saj Bella Hadid se ajo bëri një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare.

Përdoruesit e Twitter e kanë kritikuar Hadid  për lejimin e fëmijve të saj që të bënin operacione në një moshë kaq të re, madje disa kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë një nënë të keqe.

“Yolanda është… Më vjen keq, por ajo është një nënë e tmerrshme. Ajo inkurajon çrregullimet e të ngrënit dhe të ngrënit të çrregullt në emër të 'mirëmbajtjes' te të dyja vajzat e saj dhe e ka lënë vajzën e saj para adoleshencës të bëjë një operacion estetik??" ka shkruar një përdorues i Twitter.Të tjerë kritikuan ish modelen për faktin se Bella fshinte trashëgiminë e saj palestineze në favor të një pamjeje "të bardhë".

“Ajo me të vërtetë u martua me një burrë palestinez dhe më pas u zemërua me fëmijët e saj që kishin tiparet për ta provuar këtë”, shkroi një komentues duke iu referuar martesës së Yolandës me Mohamed Hadid.

Pak ditë më parë, Bella zbuloi për Vogue se ishte penduar për operacionin në hundë sepse përfaqësonte historinë e saj familjare."Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi," tha ajo. Ishte hera e parë që  modelja pranoi  kishte bërë ndërhyrje estetike, pasi më parë ajo e mohonte këtë duke përmendur pubertetin si shkakun e ndryshimit të fytyrës së saj./Lapsi.al

Të këshilluara

Aktori i njohur plagoset gjatë xhirimeve

Aktori i njohur , Norman Reedus është plagosur gjatë xhirimeve të serialit, “The Walking Dead”. Lajmi u konfirmua nga publicisti i aktorit, Jeffrey Chassen i...

14:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI