Flash

Si ndryshon lidhja pas ardhjes në jetë të një fëmije

Lapsi.al 17 March 2022
Si ndryshon lidhja pas ardhjes në jetë të një fëmije

"Martesa s'ka qenë kurrë e thjeshtë. Ardhja në jetë e fëmijëve na jep çdo ditë një arsye për të vazhduar para edhe kur ndjejmë që s'ja dalim dot më me njëri-tjetrin."

2.

"Nëse s'do kishim fëmijë, do ta kishim mbyllur prej kohësh. Fëmijët të nxjerrin në pah një lloj force që asnjëri prej partnerëve nuk e di që e ka."

3.

"Kur ke fëmijë, bëhet më e thjeshtë t'i lësh mënjanë gjërat që të zemërojnë dhe të shohësh pjesët e mrekullueshme të familjes tënde."

4.

"Unë rashë në dashuri me tim shoq kur e pashë tek mbante në krahë vajzën tonë. Ai, që kurrë nuk ka kërcyer, tani sa vjen nga puna këndon dhe kërcen "Baby Shark" me bebin dhe i dashuroj bashkë."

5.

"Vdes të shoh sesi unë dhe partneri im rritemi çdo ditë që kur ka ardhur në jetë fëmija ynë. Kur shoh partnerin tim të luajë me djalin jam njeriu më i lumtur në botë. Eshtë një lloj drite brenda meje që s'e dija që ekzistonte."

6.

"Prindërimi është i vështirë dhe i lodhshëm, marrëdhënia jote ndryshon. Gjithsesi të shohësh sesi partnerja jote rritet si prind të bën ta duash edhe më shumë. Ka momente kur sheh fëmijën tënd duke bërë diçka të re dhe shihesh në sy me gruan/burrin dhe pa thënë asnjë fjalë mendoni për qënien e mrekullueshme që të dy keni bërë. Për mua janë çastet më të bukura të jetës."

7.

"Më kanë mësuar se duhet të vë në plan të parë raportin tim me parteren dhe se fëmijët vijnë pas kësaj. Duam të sigurohemi që jemi mirë bashkë, pasi vetëm kështu mund të jemi prindër të mirë. Nëse s'jemi në të njëjtën linjë, s'jemi të mirë as për të vegjëlit."

8.

"Lidhja jonë s'ka ndryshuar shumë pas ardhjes së bebave. Ai akoma i sheh si i çmendur të pasmet e mia, unë ende ngacmoj flokët e tij. Ka vetëm një ndryshim. Tani bisedat më të rëndësishme i bëjmë në tualet."

9.

"Kam besim tek im shoq në një mënyrë që s'e kisha para fëmijëve. E kemi rritur djalin vetëm të dy, pa ndihmën e familjarëve dhe ai është mbështetja ime më e madhe. E di që do të bënte gjithçka për familjen dhe më shumë se kurrë ndjej që është shpirti im binjak."

10.

"Nga "zemra" e kapëm veten duke thirrur njëri-tjetrin "mami" dhe "babi"!"

11.

"E vetmja gjë që ka ndryshuar është se tani mund të fajsojmë një person të vogël të tretë për çfarë ndodh brenda shtëpisë."

12.

"Jeta jonë seksuale tani është si të pish kafen e mëngjesit. Ose e bëjmë shumë shpejt ose ftohet dhe s'preket më kurrë."

13.

"Tani, një natë e çmendur me burrin është të shkosh tek IKEA pa fëmijët. Fantastike ëë?!"

14.

"Tani ia shprehim dashurinë njëri-tjetrit duke larë enët, duke derdhur plehrat apo duke u kujdesur për fëmijët natën. Për gjëra të tjera s'na mbetet më energji."

15.

"Zihemi më pak me njëri-tjetrin."

16.

"Ai vazhdon të jetë shoku im i ngushtë. Jemi akoma të tërhequr 100% nga njëri-tjetri dhe çmendurisht të dashuruar. Lidhja s'ka ndryshuar, thjesht është rritur." anabel magazine

Të këshilluara

Dita e Verës, ritualet që duhet të ndiqen

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo fe...

14:18

Disney pezullon të gjitha bizneset në Rusi

Kompania Walt Disney po punon për të pezulluar të gjithë biznesin në Rusi pas pushtimit  të Ukrainës". Javën e kaluar, kompania njoftoi planet për të ndalur ...

14:33

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43