Flash

Pushtimi i Ukrainës, nis mbledhja në Këshillin e Sigurimit (VIDEO Live)

Lapsi.al 17 March 2022
Pushtimi i Ukrainës, nis mbledhja në Këshillin e Sigurimit (VIDEO

Këshilli i Sigurimit të OKB-së është duke mbajtur sot një seancë në New York. Tema e diskutimit është pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe do të votohet draft-rezoluta për Ukrainën.

Rusia paraqiti një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën duke bërë thirrje për një “armëpushim të negociuar për të siguruar evakuimin e shpejtë, të sigurt, vullnetar dhe të papenguar të të gjithë civilëve”.

Në rezolutë bëhet po ashtu thirrje që të mos përdoren infrastrukturat civile për të pritur instalimet ushtarake dhe gjithashtu të mos instalohen në zona me popullsi të dendur. Përfaqësuesja e Përhershme e Mbretërisë së Bashkuar Barbara Woodward ka njoftuar tashmë se nuk do të mbështesë projektin rus. Kujtojmë se anëtarë e përhershme e këtij Këshilli është edhe Rusia.

https://www.youtube.com/watch?v=GyKek0pNIl0

Të këshilluara

Dezertori polak gjendet i vdekur në Minsk

Një dezertor nga ushtria polake që u arratis në Bjellorusi dhjetorin e kaluar, u gjet i vdekur në një apartament në Minsk. Autoritetet bjelloruse thonë se Emil ...

16:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI