Flash

Krahas sulmeve ruse, Ukraina përballet edhe me pandeminë

Lapsi.al 17 March 2022
Krahas sulmeve ruse, Ukraina përballet edhe me pandeminë

Punonjësit e spitalit në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, ndodhen në dy vija të frontit, atë kundër pandemisë COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv, dhe luftimeve të ashpra jashtë klinikave.

Spitali i sëmundjeve infektive në rajonin e Kharkivit ka barrikaduar dritaret dhe po përshtatet për të vazhduar trajtimin e pacientëve edhe në kohë lufte.

Para fillimit të luftimeve, infektimet me COVID-19 në Ukrainë kishin arritur nivele rekord.

Krahas sulmeve ruse, shërbimet shëndetësore ukrainase po përballen edhe me një betejë tjetër – atë kundër pandemisë COVID-19.

Në spitalin rajonal të sëmundjeve ngjitëse në Kharkiv, qendra kryesore për trajtimin e pacientëve me COVID, punonjësit shëndetësorë vazhdojnë të trajtojnë pacientët e infektuar, pavarësisht konfliktit që po vazhdon.

Drejtori i spitalit, Dr. Pavel Nartov, thotë se sirenat për sulm ajrore bien disa herë në ditë, duke detyruar ata të lëvizin pacientët e sëmurë dhe ventilatorët e oksigjenit në bodrum, ku është improvizuar strehimi në rast bombardimesh.

“Siç mund ta shihni, dritaret janë të mbyllura. Bombardimet nuk ndalen nga mëngjesi në darkë. Falë Zotit, spitali ynë ende nuk është goditur. Por mund të goditet në çdo kohë”, tha ai.

Lufta ka ndikuar në uljen e personelit mjekësor, thotë Dr. Delar Garbuz.

“Ka shumë punonjës që nuk mund të vijnë në punë. Po mundohemi të bëjmë aq sa mundemi me stafin që kemi. Ata që arritën të vijnë, qëndrojnë në spital”, thotë ajo.

Por zonja Garbuz shton se nga fillimi i agresionit rus dhe largimi i njerëzve nga qyteti, spitali pranoi shumë më pak pacientë.

Krahas Kievit, qyteti lindor Kharkiv ishte epiqendër e infektimeve gjatë valëve të ndryshme të pandemisë.

Në mesin e shkurtit, Ukraina kishte arritur nivele rekord të infektimeve me COVID-19 duke regjistruar deri në 40 mijë raste në ditë.

Por pas sulmit të Rusisë më 24 shkurt rastet e raportuara filluan të bien, ndërsa njerëzit e shqetësuar nga lufta, harruan rreziqet nga pandemia.

“Përpjekjet për gjurmimin e infektimeve me COVID kërkojnë burime të mëdha dhe unë mendoj se ato burime nevojiten diku tjetër tani”, thotë Panu Saaristo, nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se popullsia ukraianse ndodhet në rrezik të lartë nga COVID për shkak të niveleve të ulëta të vaksinimit.

“34 për qind e popullësisë së rritur janë vaksinuar plotësisht. Vetëm një e treta e atyre që janë mbi 60 vjeç janë imunizuar. Kjo e rrezikon këtë popullsi që të sëmuret rëndë nga COVID”, thotë Dr Catherine Smallwood nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kharkivi ndodhet nën sulme të ashpra që nga fillimi i luftës, me bombardime që kanë goditur ndërtesa banimi.

Mbi 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit rus.

Ekspertët shëndetësorë thonë se mënyra më e mirë për mbrojtjen e refugjatëve ukrainas është vaksinimi i tyre dhe ndjekja e masave të rrepta të sigurisë në kampet strehimore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet e shqetësuar për kushtet në të cilat spitalet ukrainase po trajtojnë pacientët.

Zinxhirët e furnizimit për disa ilaçe si trajtimet për HIV-in, diabetin dhe tensionin e lartë janë ndërprerë.

Shqetësim edhe më i madh është oksigjeni, prodhimi i së cilit është i vështirë, ndërsa aktualisht ka mungesë të madhe të furnizimeve me të./

Shqetësim edhe më i madh është oksigjeni, prodhimi i së cilit është i vështirë, ndërsa aktualisht ka mungesë të madhe të furnizimeve me të./VOA

Të këshilluara

Dezertori polak gjendet i vdekur në Minsk

Një dezertor nga ushtria polake që u arratis në Bjellorusi dhjetorin e kaluar, u gjet i vdekur në një apartament në Minsk. Autoritetet bjelloruse thonë se Emil ...

16:42

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI