Flash

Kina: Nuk do ta sulmojmë kurrë Ukrainën

Lapsi.al 17 March 2022
Kina: Nuk do ta sulmojmë kurrë Ukrainën

Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën, tha  ambasadori kinez në Ukrainë, shkruan CNN

“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do të ndihmojmë, veçanërisht ekonomikisht. Në këtë situatë ne do të veprojmë me përgjegjësi,” tha ambasadori i Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong, gjatë një takimi me Maksym Kozytsky, kreun e administratës ushtarake rajonale në Lviv.

“Kina është një vend mik për popullin ukrainas. Si ambasador, mund të them se Kina do të jetë gjithmonë një mbështetje për Ukrainën si ekonomikisht ashtu edhe politikisht.

Fan tha se ambasada kineze ishte zhvendosur nga Kievi në Lviv, sipas Kozytsky. Të martën, ambasadori i Kinës në SHBA, Qin Gang tha se Pekini dëshironte që konflikti në Ukrainë të merrte fund.

“Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është një shenjë pozitive për Kinën. Sikur Kina të  ishte në dijeni për luftën, ne do të kishim bërë  çdo gjë për ta parandaluar atë,” përfundoi Qin.

Të këshilluara

Biden: Putin është një kriminel lufte

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti homologun e tij rus, Vladimir Putin një “kriminel lufte”, ditën e mërkurë, ndërsa Rusia po intensifikon sulmin e saj mbi Uk...

20:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI