Flash

Kanye West pezullohet nga Instagrami

Lapsi.al 17 March 2022
Kanye West pezullohet nga Instagrami

Kompania e teknologjisë,Meta e njohur më parë si Facebook, pezulloi llogarinë e Kanye në Instagram @kanyewest për 24 orë më 16 mars për shkelje të politikave për gjuhën e urrejtjes, bullizmin dhe ngacmimin.

Pezullimi ishte si pasojë të postimit të Ye, ku  drejtoi sharje raciste ndaj Trevor Noah. Gjithashtu ai publikoi disa postime duke sulmuar Pete Davidson dhe D.L. Hughley.Zëdhënësi deklaroi për E!News se kompania shpesh ndërmerr masa kundër llogarive që thyejnë vazhdimisht rregullat, duke shtuar se Meta do të shtojë më shumë sanksione nëse ai vazhdon të shkelë politikat e tyre.

Në fillim të kësaj jave, West postoi një foto të çantës së North në Instagram me mbishkrimin: "Kjo ishte në çantën e pasme të vajzës sime kur u 'lejova' ta shihja javën e kaluar. Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, saqë jam i gatshëm për t'i mbrojtur  me çdo kusht”. Kanye akuzoi më pas Kardashian se nuk e lejon të shikojë fëmijët e tyre dhe deklaroi se partneri i saj i ri, Pete Davidson është një influencë e keqe për të./Lapsi.al

Të këshilluara

Sa tatuazhe ka vizatur për Kim, Pete Davidson

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, zbuloi ditën e sotme në emisionin “The Ellen DeGeneres Show” pse Pete Davidson ka vendosur të ketë tat...

09:34

Aktorja e 'Star Wars' i jep fund beqarisë

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja , Billie Lourd u martua me Austen Rydell në Cabo San Lucas, Meksikë. Kolegia e Lourd në "American Horror S...

17:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI