Flash

Greqia miraton paketën e ndihmës sociale/ 1.1 miliardë € për familjet me pak të ardhura, ulje çmimesh, taksash, subvencione

Lapsi.al 17 March 2022
Greqia miraton paketën e ndihmës sociale/ 1.1 miliardë €

Greqia miraton paketën e rezistencës sociale 1.1 miliard euro për 3.2 milionë qytetarë të saj. Me këtë paketë, shuma e masave sociale për vitin 2022 në Greqi arrin në 2 miliardë euro. Kryeministri grek Mitsotakis tha se masat janë të përshtatura për të mbuluar nevojat urgjente të qytetarëve me ardhura familjare vjetore deri në 30.000 euro, pa dëmtuar buxhetin e vitit. Paketa përfshin masa me afat 3 mujor, prill, maj dhe qershor.

“Nuk do lejoj që për t’u dukur i mirë përkohësisht, të rrezikoj ecurinë e zhvillimit të ekonomisë së vendit”- tha Mitsotakis, duke u përgjigjur kritikave të forta opozitës për mbështetjen me “thërrime” në kohë të egra. Përveç 2 asistencave, masat për përballimin e situatës parashikojnë ulje të taksave, bllokim të taksës së pasurisë të palëvizshme, si dhe subvencionet për bujqësinë, sektor që është goditur javët e fundit. Konkretisht, individë dhe familje me të ardhura deri në 30.000 euro në vit, do të përfitojnë ulje të karburantit, ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për ngrohje.

Asistencën e shtrenjtësisë 200-300 euro llogaritet ta marrin 1.4 milionë familje, masa që do të zbatohen nga muaji prill. Ndërkohë ministri i Financave dhe ai i Zhvillimit Bujqësor në Greqi paraqitën raportin, për subvencionimin e 180 litrave benzinë për 3 muajt e ardhshëm, aplikimin për asistencë për lëndë djegëse për ngrohje, asistencë ekstra për fëmijët, subvencionimet për bujqësinë, aplikimin e çekut të shtrenjtësisë para Pashkëve Ortodokse 2022, e një sërë të dhënash të tjera për zbatimin emergjent të paketës së plotë të përballimit të situatës.

Të këshilluara

Kina: Nuk do ta sulmojmë kurrë Ukrainën

Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën, tha  ambasadori kinez në Ukrainë, shkruan CNN “Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do të ndihmojmë, veçanërisht ...

09:18

Biden: Putin është një kriminel lufte

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti homologun e tij rus, Vladimir Putin një “kriminel lufte”, ditën e mërkurë, ndërsa Rusia po intensifikon sulmin e saj mbi Uk...

20:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI