Flash

Elsa Lila vs Elvana Gjata/ Të trafikosh apo të të mbajë burri me lekë?

Lapsi.al 17 March 2022
Elsa Lila vs Elvana Gjata/ Të trafikosh apo të të mbajë

Kush është më e rëndë: një vajzë merret me drogë, apo një tjetër e cila zgjedh një të dashur që bën këtë punë? Këtë pyetje e ka shtruar në formë provokimi moderatorja e emisionit “Goca dhe Gra”, Dalina Buzi. Pas arrestimit të Elsa Lilës nga policia italiane, në mesin e 13 personave, që trafikonin drogë midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës, ajo ka hequr paralele me një ngjarje që bëri shumë bujë kohë më parë në mediat shqiptare. Kur në qendër të vëmendjes mediatike u vu i fejuari i Elvana Gjatës, Dalina Buzi e mbrojti fort këngëtaren nga linçimi. Këtë radhë  pa e përmendur me emër botuesja e revisës Anabel ka hedhur një temë për debat: "per nivelet e “ndershmerise” sipas opinionit tone publik: Nese i dashuri yt futet ne burg per droge ti je k*rve qe te mban me lek".

Lexo me tej:

Rrëfimi para arrestimit/ Jeta e Elsa Lilës në Itali, shkolla, familja, Sanremo dhe… arrestimi

Sipas Buzit, për popullin kur një vajzë merret me drogë nuk përbën problem, ndërsa nëse i dashuri i saj e bën këtë gjë ajo konsiderohet k*rvë.

“E rendesishme eshte qe ky lajm si ka bere pershtypje fare popullit tone. Madje kane ndjere keqardhje se “fundja pune po bente”.

Elvana Gjata, alibi e krimit apo një model që duhet përbuzur?

Pra me ne fund u sqaruam per nivelet e “ndershmerise” sipas opinionit tone publik: Nese i dashuri yt futet ne burg per droge ti je k*rve qe te mban me lek.

Nese ti futesh vete ne burg se merresh me droge. Je “gru zonje”.

Ok po e mbaj shenim”, ka shkruar Dalina duke ia mbivendosur ngjarjen e arrestimit të Elsa Lilës debatit që është zhvilluar më parë për Elvana Gjatën apo atë të vajzave të tjera të shoubizit partnerët e të cilave janë kapur me preshë në duar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kanye West pezullohet nga Instagrami

Kompania e teknologjisë,Meta e njohur më parë si Facebook, pezulloi llogarinë e Kanye në Instagram @kanyewest për 24 orë më 16 mars për shkelje të politikave pë...

14:39

Sa tatuazhe ka vizatur për Kim, Pete Davidson

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, zbuloi ditën e sotme në emisionin “The Ellen DeGeneres Show” pse Pete Davidson ka vendosur të ketë tat...

09:34

Aktorja e 'Star Wars' i jep fund beqarisë

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja , Billie Lourd u martua me Austen Rydell në Cabo San Lucas, Meksikë. Kolegia e Lourd në "American Horror S...

17:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI