Flash

Dështimi në Ukrainë, Putin "heq qafe" numri dy të Gardës Kombëtare

Lapsi.al 17 March 2022
Dështimi në Ukrainë, Putin "heq qafe" numri dy të

Humbjet dhe dështimet e njëpasnjëshme të Rusisë mbi Ukrainë kanë ‘tërbuar’ presidentin Vladimir Putin, i cili tashmë ka nisur spastrimin e ‘armiqve’ brenda vendit të tij.

Pas dy drejtuesve të lartë të FSB-së, këtë herë ka qenë radha e zv.Drejtorit të Gardës Kombëtare rusë, Roman Gavrilov, që të përfundojë në pranga.

Gazetari investigativ, Gristo Grozev, përmes një njoftimi në Twitter bën me dije se burime të pavarura njoftojnë se është arrestuar zv.drejtori i Gardës Kombëtare Ruse, Roman Gavrilov.

“Tri burime të pavarura raportojnë se gjenerali Roman Gavrilov, zëvendëskomandanti i Gardës Ruse (pjesë e ushtrisë së brendshme të Federatës Ruse, e cila pësoi viktima të rënda në Ukrainë), është arrestuar nga FSB. Gavrilov ka punuar edhe në të kaluarën në Gardën Presidenciale, domethënë në sigurinë personale të Putinit”, tha Grozev.

Arsyet e arrestimit të Gavrilov ende nuk dihen, por burimet aludojnë se një nga arsyet është shpërdorimi i naftës, çka solli dhe ngecjen e tankeve ruse gjatë mësymjes së tyre në Ukrainë, të cilat më pas u kthyen meme në të gjithë botën.

Të këshilluara

Dezertori polak gjendet i vdekur në Minsk

Një dezertor nga ushtria polake që u arratis në Bjellorusi dhjetorin e kaluar, u gjet i vdekur në një apartament në Minsk. Autoritetet bjelloruse thonë se Emil ...

16:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI