Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Berisha zbulon si tentoi ta korruptonte kompania e gazit rus: Refuzova ofertën përrallore

Lapsi.al 17 March 2022
Berisha zbulon si tentoi ta korruptonte kompania e gazit rus: Refuzova

Në hyrje të Kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha ka folur për gazsjellësin TAP që ka dërguar fuçitë e para të gazit në Itali, duke i dhënë frymë Europës së varur nga gazi rus. Berisha është kthyer pas në kohë dhe për herë të parë ka zbuluar se është tentuar që ta korruptojnë me shuma të mëdha parash nga Gazpromi rus, por tregoi se ai ka preferuar të nënshkruajë marrëveshjen me TAP-in. Berisha thotë se ndihet krenar për këtë marrëveshje, që është në interes të shqiptarëve.

"Unë dua t’ju rrëfej se në të gjithë agjendën time 8-vjecare me Uashingtonin dy kanë qenë problemet më madhore, TAPI dhe NATO-ja. Sekretarja Clinton nuk u shpreh hapur të mbështetje të atij apo atij projekti, por ajo duke vendosur në dispozicionin tonë gjatë vizitave stafin më të kualifikuar për energjinë, na ka dhënë një ndihmë të çmuar për të vazhduar betejën tonë diplomatike në favor të TAP-it. Kam mirënjohje të pa kufijshme për qeveritarët, ministrat, këshilltarët e mi që punuan në qindra takime me përkushtim të madh derisa më në fund u firmos kontrata. Tirana u bë kryeqyteti i Ballkanit për TAP-in. Të gjitha këto kanë kërkuar energji dhe përkushtim të madh. Dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së Goerge Soros se vetëm për TAP-in Berishës i janë ofruar shumë më përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij. Më erdhi oferta nga Gazprom. Ethet e gazit kanë përfshirë të gjithë Evropën, ajo do të japë një çlirim të madh. Zoti i ka dhënë Shqipërisë një pozicion si asnjë vend tjetër në Ballkan. E kanë dashur shumë këtë pozicion, edhe të huajt. Unë po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e PD”, tha Berisha.

Këtë mesazh Berisha tha se ua dërgon atyre që e shpallën non grata, që sipas tij kanë gabuar rëndë, pasi ai nuk është korruptuar as në projekte të tilla madhore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI