Flash

Ukraina reagon pas artikullit të “Financial Times”: E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim

Lapsi.al 16 March 2022
Ukraina reagon pas artikullit të “Financial Times”: E vetmja

Këshilltari i presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky, Mykjhailo Podolyak, ka reaguar pas një artikulli të ‘Financial Times’ lidhur me planin prej 15 pikash që diskutohej për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në reagimin e tij në Twitter, Podolyak shkruan se e vetmja gjë që konfirmon Ukraina në këtë fazë është vetëm armëpushimi, sa i përket pjesës tjetër palët kanë pretendimet e veta.

“E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një numër vendesh”, shtoi ai.

Postimi i plotë i Podolyak:

Shkurtimisht. ‘FT’ publikoi një draft, i cili përfaqëson qëndrimin kërkues të palës ruse. Asgje me shume. Pala ?? ka pozicionet e veta. E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI