Flash

Oligarkët rus nuk do mund të përdorin më superjahtet e tyre, shkak sanksionet ndërkombëtar

Lapsi.al 16 March 2022
Oligarkët rus nuk do mund të përdorin më superjahtet e tyre,

Mënyra e jetesës së oligarkëve rusë gjatë 30 viteve të fundit është e njohur për të gjithë (nga mediat sociale). Mes vilave gjithë shkëlqim, avionëve dhe jahteve luksoze, shpenzimet e tyre krenohen me disponueshmëri praktikisht të pakufizuar.

Sipas Byrosë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike, bizesmenët rusë do të kishin një shumë parash jashtë kufijve të Federatës, të barabartë me atë të të gjithë popullit rus në vend. Si simbol i pasurisë së tyre janë padyshim jahtet. Varka gjigante me vlerë dhjetëra apo qindra miliona dollarë, të pajisura me çdo komoditet.

Pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë, Franca, Gjermania dhe Italia kanë hyrë në praktikë, duke sekuestruar ditët e fundit pikërisht ato superjahte të miqve të Vladimir Putin, të pranishëm në ujërat evropiane. Dhe ndërsa ka nga ata që me nxitim i kanë zhvendosur varkat në porte të sigurta pa sanksione, si Maldivet apo Dubai, të tjerëve u është dashur t'u thonë lamtumirë gurëve të çmuar. Me një goditje, ata që ishin investitorë fitimprurës për milionat e tyre janë bërë mysafirë të padëshiruar.

Ashtu si multimiliarderi Alisher Usmanov, pronar i "Dilbar" që të lë pa frymë. 156 metra e gjatë, 12 suita, plus pishinën më të madhe në botë, duke e bërë atë me vlerë 600 milionë dollarë. I parkuar për mirëmbajtje në portin e Hamburgut, ai nuk do ta shohë më pronarin e tij për disa kohë. Me të njëjtën vlerë është edhe “Sailing Yacht A”, i cili kap vlerën e 578 milionë eurove, i sekuestruar nga autoritetet italiane nga Andrey Melnichenko, një pasuri e vlerësuar prej 17 miliardë dollarësh.

Franca dhe Spanja gjithashtu morën masa, duke sekuestruar "Amore Vero", jahtin e shefit ekzekutiv të Rosneft, Igor Sechin dhe "Valerie", që i përkiste Sergej Chemezov. Një gjueti autentike luksi, që sigurisht nuk do të përfundojë këtu!

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me aksionet e Netflix

Të hënën, aksionet e Netflix ranë më shumë se 2% në rreth 332 dollarë secila, niveli më i ulët në 52 javë. Kjo është një ulje me më shumë se 50% në periudhën 52...

10:34

Një sezon i ri i Elite së shpejti në Netflix

A jeni gati? Sezoni i 5-të i “Elite” do të dalë më 8 prill në Netflix dhe do të ketë tetë episode. Pjesa më e madhe e aktorëve të sezonit të katërt do të rikth...

16:17

Ndërron jetë aktori i "Black Widow"

Aktori William Hurt ka ndërruar jetë në moshën 71 vjecare. Lajmi u bë i ditur nga djali i të ndjerit i cili përmes një deklarate zbuloi se aktori vuante nga ...

15:00

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI