Flash

Mbretëria e Bashkuar hap dyert për refugjatët ukrainas, 122 000 qytetarë të gatshëm t'i presin

Lapsi.al 16 March 2022
Mbretëria e Bashkuar hap dyert për refugjatët ukrainas, 122 000

Më shumë se 122,000  britanikë shprehën interes për të pritur një refugjat ukrainas.

BBC raporton se sipas skemës “Homes for Ukraine” pritet që javën e ardhshme të mbërrijnë refugjatët e parë. Këtë e konfirmoi edhe Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss duke falenderuar popullin britanik për “bujarinë e tyre të jashtëzakonshme”.

Ajo thotë se procesi do të hapet zyrtarisht të premten, por shton se nuk është e sigurt se si refugjatët do të shkojnë në MB.

Truss thotë se pararendësi i parë për çdo bisedë të suksesshme të paqes duhet të jetë një armëpushim dhe Putini të tërheqë trupat e tij.

“Është shumë e vështirë për Ukrainën të negociojë me një armë në kokë”, thotë ajo, duke shtuar se ka frikë se presidenti rus po bën një lojë të dyfishtë.

Ajo thotë se gjithmonë ka menduar se debati rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO është një “perde tymi”, por në fakt Putin dëshiron të rikrijojë Bashkimin Sovjetik.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI