Flash

Kourtney Kardashian: Përpjekjet për shtatzaninë më cuan në menopauzë

Lapsi.al 16 March 2022
Kourtney Kardashian: Përpjekjet për shtatzaninë më cuan

Kourtney Kardashian ka zbuluar së fundmi  se mjekimi që ajo mori për të mbetur shtatzënë nëpërmjet fekondimit in vitro shkaktoi efekte të rënda anësore, si shtim në peshë dhe simptoma të ngjashme me menopauzën.

Themeluesja e Poosh ndau në një bisedë me nënën e saj, Kris Jenner, për shfaqjen e tyre në Hulu,disa nga reagimet e mediave sociale që ajo ka marrë gjatë procesit të saj të IVF, duke përfshirë komentet se si ajo "ka fituar kaq shumë peshë".

“Është shumë e paedukatë të komentosh për njerëzit kur nuk e ke idenë se çfarë po kalojnë ata”, u shpreh Kardashian.“Ilaçet që më kanë dhënë, më futën në menopauzë,” shtoi ajo. "Jam në menopauzë."Jenner,e cila dukej e tronditur nga ajo që ndau vajza e saj e madhe e pyeti: “Në bazë të çfarë? Një ilaci?” të cilës  iu përgjigj: “Po”.

Menjëherë pas publikimit të klipit, fansat në rrjetet sociale komentuan që ajo nuk duhet tallur për pamjen e saj. "Kjo është kaq e vërtetë, gjithmonë ndjehej e trishtuar për të kur njerëzit komentonin peshën e saj dhe 'duket shtatzënë'Një tjetër shtoi, "Kushdo që ka kaluar IVF e kupton. Nuk është përvoja më e mrekullueshme.”Kourtney  njoftoi para një jave  se ajo dhe partneri i saj Travis Barker duan të kenë një fëmijë së bashku. Kardashian ka tre fëmijë:Mason, 11, dhe Reign, 6, si dhe vajzën Penelope, 9, me Scott Disick.Ndërsa, Barker ndan dy fëmijë me ish-gruan Shanna Moakler: djalin Landon, 18 vjeç dhe vajzën Alabama, 16./Lapsi.al

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me aksionet e Netflix

Të hënën, aksionet e Netflix ranë më shumë se 2% në rreth 332 dollarë secila, niveli më i ulët në 52 javë. Kjo është një ulje me më shumë se 50% në periudhën 52...

10:34

Një sezon i ri i Elite së shpejti në Netflix

A jeni gati? Sezoni i 5-të i “Elite” do të dalë më 8 prill në Netflix dhe do të ketë tetë episode. Pjesa më e madhe e aktorëve të sezonit të katërt do të rikth...

16:17

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI