Flash

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhër Rusisë: Ndalo sulmin ushtarak në Ukrainë

Lapsi.al 16 March 2022
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhër Rusisë:

Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) kanë urdhëruar Rusinë të pezullojë operacionet ushtarake në Ukrainë.

Ata thonë se Rusia duhet të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë dhe të sigurojë që çdo njësi ushtarake apo popull i mbështetur ose i kontrolluar prej saj të mos marrë asnjë hap për të çuar më tej operacionin ushtarak.

Të dyja palët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të përkeqësojë mosmarrëveshjen ose ta bëjë më të vështirë zgjidhjen e tij, raporton BBC.

Gjyqtarët refuzuan të urdhëronin Rusinë që të raportonte mbi progresin, por detyrimet ligjore ndërkombëtare e detyrojnë atë të pajtohet.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka cilësuar atë si ” fitore të plotë”dhe tha se nëse Rusia e injoronte urdhrin, do të izolohej më tej.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI