Flash

E trishtë/ Vogëlushja ukrainase humb njërin krah dhe të atin nga bombardimet ruse

Lapsi.al 16 March 2022
E trishtë/ Vogëlushja ukrainase humb njërin krah dhe të atin

Një vajzë nëntë vjeçare ka humbur krahun pasi forcat ruse qëlluan me mitraloz familjen e saj, teksa ata po përpiqeshin që të largoheshin nga Kievi. Vajza e re e guximshme, e njohur si Sasha, tha se shpresonte që ushtarët “nuk donin ta lëndonin”, pasi mjekëve iu desh që t’i prisnin krahun në mënyrë që t’i shpëtonin jetën.

Familja e saj u përpoq që të largohej nga kryeqyteti ukrainas javën e kaluar, por fatkeqësisht makina e tyre u vu në shënjestër nga trupat e presidentit rus, Vladimir Putin. Babai i saj u vra në atë sulm, ndërsa e motra dhe nëna e Sashës shpëtuan dhe gjetën strehim në një bodrum. Duke folur nga shtrati i saj në spital, Sasha tha për “Daily Mail”:

“Nuk e di pse më qëlluan rusët. Shpresoj se ishte një aksident dhe ata nuk kishin për qëllim të më lëndonin. Më qëlluan në krah. Vrapova pas motrës sime. Mamaja ime u rrëzua. Mendova se ishte fundi. Pastaj humba ndjenjat. Dikush më çoi në një bodrum. Më dhanë një trajtim. E pastaj disa njerëz më çuan në një peshqir në spital”, ka treguar e mitura.

Vajza e re është vetëm një nga personat e panumërt që ka pësuar lëndime të rënda teksa luftimet në Ukrainë vazhdojnë për ditën e 21. Kryeqyteti u trondit nga shpërthime të fuqishme ditën e djeshme, me të paktën tre shpërthime të mëdha që u dëgjuan edhe në qendër.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI