Flash

Cili është aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë

Lapsi.al 16 March 2022
Cili është aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë

Starlink, aplikacioni që u mundëson përdoruesve celular të aksesojnë shërbimin e internetit satelitor të SpaceX me të njëjtin emër, ishte aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë, duke arritur vendin e parë të dielën, sipas të dhënave nga Wall Street Journal.

Aplikacioni është shkarkuar gati 100.000 herë në Ukrainë, me shkarkime globale të trefishuara në dy javët e fundit.

Starlink u bë i disponueshëm në Ukrainë disa ditë pasi Rusia e pushtoi, kur ministri i transformimit dixhital të vendit, Mykhailo Fedorov, iu lut Musk-ut përmes Twitter-it që t'i siguronte Ukrainës terminalet që mundësojnë shërbimin – një kërkesë që Musk e realizoi shpejt.

Ndërprerjet e internetit kanë qenë një problem në rritje në Ukrainë që kur Rusia filloi pushtimin e saj tre javë më parë. Ministria britanike e Mbrojtjes paralajmëroi javën e kaluar se Rusia “ndoshta” po synon infrastrukturën e komunikimit të Ukrainës, por qasja në internet mund të mbyllet gjithashtu për shkak të dëmtimit kolateral të infrastrukturës nga sulmet ruse.

Forbes raportoi javën e kaluar se një nga ofruesit kryesorë të internetit të Ukrainës ishte hakuar disa herë, megjithëse është e paqartë nëse Rusia qëndron drejtpërdrejt pas këtyre sulmeve.

Musk e sfidoi presidentin rus Vladimir Putin për "të luftuar vetëm" përmes Twitter të hënën. Në një përgjigje të postuar në Twitter, Dmitry Rogozin, drejtor i përgjithshëm i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, e quajti Musk një njeri "të dobët" dhe një "djall të vogël" në rusisht.

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me aksionet e Netflix

Të hënën, aksionet e Netflix ranë më shumë se 2% në rreth 332 dollarë secila, niveli më i ulët në 52 javë. Kjo është një ulje me më shumë se 50% në periudhën 52...

10:34

Një sezon i ri i Elite së shpejti në Netflix

A jeni gati? Sezoni i 5-të i “Elite” do të dalë më 8 prill në Netflix dhe do të ketë tetë episode. Pjesa më e madhe e aktorëve të sezonit të katërt do të rikth...

16:17

Ndërron jetë aktori i "Black Widow"

Aktori William Hurt ka ndërruar jetë në moshën 71 vjecare. Lajmi u bë i ditur nga djali i të ndjerit i cili përmes një deklarate zbuloi se aktori vuante nga ...

15:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI