Flash

Amanda Bynes : Një regjisor më tha se dukesha si përbindësh

Lapsi.al 16 March 2022
Amanda Bynes : Një regjisor më tha se dukesha si përbindësh

Aktorja Amanda Bynes ka zbuluar së fundmi komentin e pavend që mori dikur nga një regjisor i njohur.

“Arsyeja që unë zakonisht nuk dukem mirë në fotot e paparacëve është sepse më bie dielli në fytyrë .Videot dhe fotot që postoj janë në një dritë të këndshme, ose në hije jashtë.Një herë bëra një film ku regjisori më tha se në dritat e caktuara dukesha si një përbindësh”, u shpreh Amanda,në një video të postuar në Instastory.

Aktorja e 'What A Girl Wants' aktivizoi llogarinë e saj të re në Instagram në fillim të këtij muaji pas kërkesë për të përfunduar konservatorin gati dhjetëvjeçar të kontrolluar nga mamaja, Lynn Bynes pas shtrimit të saj në spital psikiatrik në 2013.Bynes ka qenë e sinqertë në lidhje me betejat e saj me shëndetin mendor gjatë viteve, duke thënë për Paper Magazine në nëntor 2018, "Unë thjesht nuk kisha asnjë qëllim në jetë. Unë kisha punuar gjithë jetën time dhe tani nuk po bëja asgjë".

Sot, e diplomuar në Institutin e Modës së Dizajnit dhe e fejuar me partnerin Paul Michael, me të cilin filloi të takohej në vitin 2019-duket se aktorja po fokusohet të marrë më shumë në kontroll jetën e saj.Disa nga projektet e saj të fundit krijuese përfshijnë publikimin e një këngë rap dhe lancimin e  një parfumi të ri./Lapsi.al

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me aksionet e Netflix

Të hënën, aksionet e Netflix ranë më shumë se 2% në rreth 332 dollarë secila, niveli më i ulët në 52 javë. Kjo është një ulje me më shumë se 50% në periudhën 52...

10:34

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI