Flash

Zelensky iu drejtohet trupave ruse: Nëse dorëzoheni, do t’ju trajtojmë si njerëz

Lapsi.al 15 March 2022
Zelensky iu drejtohet trupave ruse: Nëse dorëzoheni, do t’ju

Gjatë natës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, publikoi një tjetër mesazh video ku shprehu një lloj optimizmi të kujdesshëm për bisedimet e vazhdueshme me Rusinë. Në ditën e 20 të pushtimit të vendit të tij, Zelensky pretendoi se Rusia kishte filluar të kuptonte se fitorja nuk do të vinte në fushën e betejës.

“Armiku është i hutuar. Ata nuk e prisnin një rezistencë të tillë. Ata besuan në propagandën e tyre, e cila ka gënjyer për ne në dekada. Ata tashmë kanë filluar të kuptojnë se nuk do të arrijnë asgjë me luftë”, tha Zelensky.

Presidenti iu drejtua gjithashtu drejtpërdrejt trupave ruse, duke u thënë që “nëse dorëzoheni para forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç trajtohen njerëzit”

Të këshilluara

Rikthehet furnizimi me energji në Çernobil

Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në centralin bërthamor të Çernobilit, që është nën kontrollin e forcave ruse, shkruan The Guardian. Të hënën, o...

09:46

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI