Flash

Stili i rrugës që u frymëzua nga java e modës në Paris

Lapsi.al 15 March 2022
Stili i rrugës që u frymëzua nga java e modës në Paris

Java e Modës në Paris që zhvillohet zakonisht në mars, tërheq më së shumti stilin e rrugës, i cili sillet më shpesh rreth tendencave të fundit të pranverës, edhe pse veshja e dimrit është ende e pranishme. Këtë vit, protagonistët e Javës së Modës ndërthurën elemente nga të dyja stinët, duke kombinuar pulovrat e thurura me pantallonat e gjera ose me xhaketa me mëngë të shkurtra.

Ndërsa veshjet ishin një ndërthurje mes atyre të trasha dhe më pak të tilla, më shumë të ngacmonin imagjinatën për t'i pasur në gardërobë sezonin e ngrohtë.

Nga një fustan i shkurtër me ngjyra “Dior” i viteve '60, deri te kostumi i mrekullueshëm nga "The Matrix", frymëzimet ishin sa emocionuese, aq edhe të ndryshme.

Ngjyrat e guximshme nuk ishin aspak të lodhshme këtë sezon, duke nisur që nga xhinset e deri tek aksesorët me ngjyrat e forta si e gjelbër apo portokall.

Java e Modës në Paris ka risjellë edhe trendin e çantave apo aksesorëve të tjerë të shndritshëm që pamë në pak javë më parë edhe në New York.

Kapela në formë kove në ngjyrë portokalli të ndezur, por edhe çanta jeshile “Dior” u panë gjithandej dhe, me siguri, do të dominojnë stinët e ngrohta.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI