Flash

Sfidoi Putinin, aplikacioni i Elon Musk më i shkarkuari në Ukrainë

Lapsi.al 15 March 2022
Sfidoi Putinin, aplikacioni i Elon Musk më i shkarkuari në

Aplikacioni Starlink i Elon Musk – i cili u lejon njerëzve akses në një shërbim interneti të bazuar në satelit është bërë më i shkarkuar në Ukrainë.

CEO i SpaceX  ofroi këtë shërbim pasi presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën muajin e kaluar.

Që atëherë, shifrat tregojnë se aplikacioni është shkarkuar pothuajse 100,000 herë në Ukrainë, ndërsa shkarkimet në rang global janë trefishuar në dy javët e fundit.

Sensor Tower, një firmë që ofron të dhëna të App Store dhe Google Play, tha se aplikacioni u shkarkua 21,000 herë globalisht në të dy dyqanet të dielën.

Kujtojmë se dy ditë më parë Musk, ka sfiduar presidentin rus Putin për një luftë tek për tek.

Musk sfidoi Putinin në një luftë me aksione që ishte Ukraina.

“Unë e sfidoj Vladimir Putinin në një betejë të vetme,” shkroi ai në Twitter, duke përdorur alfabetet ruse për të shqiptuar emrin e Vladimir Putin.

“Aksionet janë Ukraina”, shkroi Elon Musk, duke treguar se fituesi i duelit do të vendosë për fatin e luftës Rusi-Ukrainë.

Të këshilluara

Nipi vret gjyshen 83-vjeçare në Greqi

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për vrasje e gjyshes 83-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Kavalla. Autori...

12:08

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI