Flash

Sandra Bullock, gati të tërhiqet nga aktrimi

Lapsi.al 15 March 2022
Sandra Bullock, gati të tërhiqet nga aktrimi

Sandra Bullock është gati të bëjë një hap prapa nga ekrani i madh.

Aktorja, fituese e Oskar-it, zbuloi në Festivalin e Filmit SXSW se po planifikon një ndërprerje të gjatë nga karriera e saj profesionale, dhe në vend të kësaj shpreson të kalojë më shumë kohë me dy fëmijët e saj, Louis, 12 vjeç dhe Laila, 10 vjeç.

"Dua që të jem një nënë me kohë të plotë," shpjegoi Bullock.

Bullock shtoi se kur fëmijët të rriten, ajo do të donte të punonte në më shumë projekte filmike brenda komuniteteve hispanike dhe Chicana.

"Më pëlqejnë historitë që tregojnë papërsosmërinë e dashurisë brenda familjeve dhe komuniteteve," tha ajo. "Do të doja të vazhdoja ta bëja këtë kur të mbaroj së qeni nënë. Do t'i rikthehem. Nuk e di kur. Ndoshta kur të jenë adoleshentë, 16 ose 17 vjeç."

Bullock ka folur hapur për përvojën e saj të prindërimit. Gjatë një paraqitjeje në Red Table Talk vitin e kaluar, prezantuesja Jada Pinkett Smith e pyeti Bullock nëse ajo kishte marrë ndonjëherë kritika për adoptimin e fëmijëve me ngjyrë. Bullock u përgjigj pozitivisht.

"Ka shumë prej tyre," shpjegoi ajo, duke shtuar "Nuk është problemi im."

Bullock gjithashtu pranoi se ndonjëherë gjërat do të ishin më të lehta nëse lëkura e fëmijëve do të përputhej me lëkurën e saj.

Pavarësisht se është përballur me disa kritika, Bullock ka thënë se e ndjen se fëmijët, të cilët i adoptoi në 2010 dhe 2015, ishin të destinuar të ishin të sajët.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i "Black Widow"

Aktori William Hurt ka ndërruar jetë në moshën 71 vjecare. Lajmi u bë i ditur nga djali i të ndjerit i cili përmes një deklarate zbuloi se aktori vuante nga ...

15:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI