Flash

Protestoi kundër luftës në Ukrainë, zhduket gazetarja

Lapsi.al 15 March 2022
Protestoi kundër luftës në Ukrainë, zhduket gazetarja

Gazetarja e një televizioni rus që protestoi “live” gjatë edicionit të lajmeve kundër luftës në Ukrainë, është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, shkruan BBC.

Marina Ovsyannikova u shfaq dje gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror rus “Channel One”, me një pankartë ku shkruhej “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës”.

Ajo u shoqërua në një stacion policor në Moskë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa tani nuk dihet se ku ndodhet. Përpara se të protestonte në televizion, ajo regjistroi një video ku thoshte se lufta në Ukrainë është krim, dhe se Rusia është agresori.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shpallur të jashtëligjshme protestat në Rusi, në një tentativë për të ndaluar rusët të mësojnë të vërtetën e asaj çfarë po ndodh në Ukrainë. Ndërsa vetëm pak ditë më parë, qeveria ruse miratoi një ligj që dënon deri në 15 vite burg gazetarët që përhapin “lajme të rreme” për luftën.

https://www.youtube.com/watch?v=URTrP1xHpQA

Të këshilluara

Rikthehet furnizimi me energji në Çernobil

Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në centralin bërthamor të Çernobilit, që është nën kontrollin e forcave ruse, shkruan The Guardian. Të hënën, o...

09:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI