Flash

Ndërron jetë aktori i "Black Widow"

Lapsi.al 15 March 2022
Ndërron jetë aktori i "Black Widow"

Aktori William Hurt ka ndërruar jetë në moshën 71 vjecare.

Lajmi u bë i ditur nga djali i të ndjerit i cili përmes një deklarate zbuloi se aktori vuante nga kanceri i prostatës që u përhap deri në kockë në vitin 2018." Me dhimbje ju njoftojm ndarjen nga jeta të William Hurt, babait të dashur dhe aktorit fitues të Oskarit, më 13 mars 2022, një javë para ditëlindjes së tij të 72-të”, thuhej nëdeklaratë.

Në vitet 1980, Williamu nominua tre vjet radhazi për një Oscar për aktorin më të mirë. Ai fitoi trofeun e lakmuar në vitin 1985 për rolin e tij si një i dënuar homoseksual që ndante të njëjtën qeli me një të burgosur politik në Amerikën e Jugut në "Kiss of the Spider Woman".Gjithashtu ai u nominua për n çmim Oscar për aktorin më të mirë dytësor për rolin e tij si Richie Cusack në filmin e David Cronenberg të vitit 2005 "A History of Violence", pavarësisht se u shfaq vetëm për disa minuta në ekran.Hurt ishte gjithashtu i famshëm për rolet e tij në filma si "Body Heat" dhe "Gorky Park".Kohët e fundit, ai u shfaq si personazhi i Marvel Comics, gjeneral Thaddeus Ross në "The Incredible Hulk", "Captain America: Civil War", "Avengers: Infinity War", "Avengers: Endgame" dhe "Black Widow"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI