Flash

Kim Kardashian reagon pas akuzave të Kanye: Të lutem ndalo së gënjyeri

Lapsi.al 15 March 2022
Kim Kardashian reagon pas akuzave të Kanye: Të lutem ndalo së

Kim Kardashiani i kërkoi së fundmi Kanye West të ndalojë së gënjyeri se ajo nuk e lejon atë të shohë katër fëmijët e tyre.

"Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë," komentoi themeluesja e KKW Beauty në postimin e fundit të tij.Kardashian reagoi disa minuta pasi West, ndau një foto të çantës së shpinës së vajzës së tyre 8-vjeçare North, në të cilën ishin të vendosura disa spila me fytyrën me  e ish-çiftit dhe një alien."Kjo ishte në çantën e vajzës sime kur më lejuan ta shihja javën e kaluar.Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, unë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kusht . Si prifti i shtëpisë sime. Mos u shqetëso, Northy ,Zoti është ende gjallë", shkruajti reperi në postim.Një ditë më parë ai publikoi gjithashtu një video në të cilën  tregoi se Kim nuk e ka ndaluar vajzën e tyre të postojë në Tik Tok.

Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga West në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë.  Ajo zyrtarizoi lidhjen e saj me Pete Davidson në Instagram më 11 mars, më shumë se një javë pasi u shpall ligjërisht beqar në mes të divorcit të saj nga Kanye. Dyshja u përfolën për një romancë në tetor 2021 pasi ndanë një puthje gjatë një skeçi në SNL ku Kim bëri debutimin e saj si prezantuese./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI