Flash

Kështu është jeta e një qytetari rus pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare

Lapsi.al 15 March 2022
Kështu është jeta e një qytetari rus pas vendosjes së

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja kanë vendosur sanksione të shumta ndaj Rusisë që kur lideri rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës. Qindra kompani dhe biznese ndërkombëtare janë larguar tashmë nga vendi. Ndikimi i këtyre masave sapo ka filluar të ndihet dhe po reflektohet fillimisht te rritja e kostos së produkteve bazë.

Vaj gatimi, sheqer dhe ilaçe

-Çmimet e konsumit u rritën me 2.2% në javën e parë të pushtimit.

-Disa dyqane po kufizojnë shitjen e artikujve kryesorë.

-Shitja e barnave nuk është e prekur nga sanksionet, por kompanive kryesore të transportit iu është pezulluar shërbimi, çka do të thotë se furnizimi me ilaçe mund të hasi vështirësi.

Rubla ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, duke bërë që shumë shitës me pakicë të rrisin çmimet e tyre.

Çmimet e sheqerit dhe drithërave janë tashmë rreth 20% më të larta se një vit më parë. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass”, tha se disa shitës me pakicë kishin rënë dakord të mos rrisnin çmimet e disa produkteve më shumë se 5%. Të tjerët kanë zgjedhur të kufizojnë tregtimin e miellit, sheqerit dhe vajit.

Pajisjet e fundit teknologjike

Disa prej kompanive që kanë bojkotuar shitjet në Rusi janë edhe markat ndërkombëtare si Apple, Ikea dhe Nike.

Humbja e klientëve dhe e shërbimeve online

Bankat ruse tashmë janë hequr nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift.

Visa, Mastercard, American Express, Apple dhe Google Pay kanë kufizuar shërbimet e tyre në Rusi.

Banka qendrore ruse thotë se ekonomia mund të tkurret deri në 8%.

Që prej nisjes së sanksioneve, shumë qytetarë po i druhen edhe humbjes së vendit të punës, pasi kompanitë e mëdha ndërkombëtare po tërhiqen nga Rusia.

Mbyllja e mediave dhe kujtimet e Luftës së Ftohtë

Ligji i ri kërcënon të burgosë këdo që mendohet se ka përhapur lajme “të rreme” mbi pushtimin në Ukrainë.

-Media e pavarur u bë subjekt i kufizimeve dhe censurës.

-Më shumë se 13 000 njerëz janë arrestuar në protestat kundër luftës.

Disa qytetarë e konsiderojnë Presidentin Putin përgjegjës direkt për sanksionet dhe situatën e vështirë që po kalojnë, por shumica e rusëve i marrin lajmet nga mediat shtetërore, të cilat janë përhapëse të propagandës anti-ukrainase të Kremlinit.

humë njerëz e mbështesin vendimin e Putinit dhe fajësojnë Perëndimin për sanksionet. Të tjerët nuk e miratojnë luftën, por qëndrojnë të heshtur – është e rrezikshme të kritikojnë liderin e tyre, këto kohë.

Të këshilluara

Një sezon i ri i Elite së shpejti në Netflix

A jeni gati? Sezoni i 5-të i “Elite” do të dalë më 8 prill në Netflix dhe do të ketë tetë episode. Pjesa më e madhe e aktorëve të sezonit të katërt do të rikth...

16:17

Ndërron jetë aktori i "Black Widow"

Aktori William Hurt ka ndërruar jetë në moshën 71 vjecare. Lajmi u bë i ditur nga djali i të ndjerit i cili përmes një deklarate zbuloi se aktori vuante nga ...

15:00

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI