Flash

Justin Bieber, i shqetësuar për shëndetin e Hailey

Lapsi.al 15 March 2022
Justin Bieber, i shqetësuar për shëndetin e Hailey

Justin Bieber është "shumë i shqetësuar" për gruan Hailey Bieber pas problemit të saj shëndetësor.

Modelja u shtrua në spital në Palm Springs, Kaliforni, me simptoma të ngjashme me goditjen në tru, të shkaktuara nga një mpiksje gjaku.Një burim ka treguar për PEOPLE se Justine ka pasur të vështirë të përballet me shtrimin në spital të gruas së tij.“Hailey nuk do që askush të shqetësohet për të, por ishte një situatë e tmerrshme për të dy.Justin është ende shumë i shqetësuar. Ai mezi fle. Ai qëndron zgjuar duke e parë ndërsa ajo pushon", rrëfeu burimi i brendshëm.

Hailey foli rreth gjendjes së saj shëndetësore në një deklaratë të shpërndarë në Instagram Story gjatë fundjavës.“Të enjten në mëngjes, isha duke ngrënë mëngjes me bashkëshortin tim kur nisa të kisha simptoma të ngjashme me goditjen në tru dhe u dërgova në spitl.“Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në tru, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh.Megjithëse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë, dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për mua!", shkruajti Bieber. Ajo falenderoi gjithashtu  ndjekësit për mesazhet e tyre, duke shtuar: “Faleminderit të gjithëve që ju që jeni shqetësuar si dhe për gjithë mbështetjen dhe dashurinë.”

Shtrimi i saj vjen pasi këngëtari rezultoi pozitiv me Covid-19 në shkurt dhe duhej të shtynte turneun e tij Justice World. Ai  anuloi dhe shfaqjen e tij në Las Vegas, e cila u shty për në 28 qershor./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI