Flash

Eurovision detyron Mahmood dhe Blanco të ndryshojnë këngën

Lapsi.al 15 March 2022
Eurovision detyron Mahmood dhe Blanco të ndryshojnë këngën

Fituesit e Festivalit Sanremo 2022, Mahmood dhe Blanco janë dyshja më e komentuar dhe më e dashur e kohëve të fundit.

Me këngën e tyre “Brividi”, dy italjanët arritën majat e suksesit. Në fakt, kënga u bë virale në një kohë shumë të shkurtër dhe zuri vendin e parë në top listat muzikore.

Mirëpo, së fundmi, ata janë hasur me një problem të paparashikuar lidhur me këngën e tyre fituse të “Sanremo 2022”.

Për të marrë pjesë në “Eurovision”, këngëtarët tashmë do të detyrohen të modifikojnë këngën pasi kjo e fundit nuk respekton disa rregulla të kërkuara për të hyrë në garë. Në detaje, këto janë arsye të kohëzgjatjes.

Ata janë të detyruar që ta shkurtojnë këngën deri në 3 minuta, pasi asnjë këngë nuk duhet të jetë më e gjatë se aq në kompeticion.

Kështu, dy artistëve u duhet të presin rreth 30 sekonda nga kënga që të hyjnë zyrtarisht në garë.

Mirëpo ishte vetë Mahmood, i cili u shpreh se kjo gjë ishte thuajëse e pamundur për të gjithë, ndaj ata do të sjellin një version të ri të këngës.

“Ka një problem teknik për Eurovision sepse kënga është shumë e gjatë. Ne u munduam ta shkurtojmë në çdo mënyrë të mundshme, por nuk ja dolëm. Por rregulli është strikt dhe nuk bëhen përjashtime. Po bëjmë të pamundurën bashkë me stafin që të heqim 30 sekonda, megjithëse janë shumë për një këngë. Ndaj ‘Brividi’ do vijë në një version tjetër, ndryshe nga ai i festivalit, por premtojmë që do jetë njësoj i bukur”, u shpreh këngëtari.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI