Flash

Dolly Parton refuzon nominimin në Rock & Roll Hall of Fame : Nuk e meritoj

Lapsi.al 15 March 2022
Dolly Parton refuzon nominimin në Rock & Roll Hall of Fame : Nuk e

Këngëtarja e njohur ,Dolly Parton ka deklaruar së fundmi se nuk do të pranojnë nominimin në Rock & Roll Hall of Fame.

Parton njoftoi vendimin e saj për t'u tërhequr nga lista e të nominuarve të këtij viti në një postim të shpërndarë në Instagram."Dolly këtu!" filloi ajo. "Edhe pse jam jashtëzakonisht mirënjohëse që jam nominuar për Rock & Roll Hall of Fame, nuk mendoj se e kam fituar këtë të drejtë. Unë me të vërtetë nuk dua që votat të ndahen për shkakun tim, ndaj duhet me respekt të tërhiqem.Unë shpresoj se Rock & Roll Hall of Fame do e kuptojë," vazhdoi ajo, "dhe do të jetë e gatshme të më konsiderojë përsëri.Kjo, megjithatë, më ka frymëzuar të nxjerr një album të shkëlqyer rock 'n' roll në një moment në të ardhmentë cilin gjithmonë kam dashur ta bëj!I uroj të gjithë të nominuarve fat dhe faleminderit përsëri për nominimin", shkruajti këngëtarja.

Rock & Roll Hall of Fame shpalli të nominuarit për vitin 2022 në shkurt. Përveç Parton, Beck, Pat Benatar, Kate Bush, DEVO, Duran Duran, Eminem, Eurythmics, Judas Priest, Fela Kuti, MC5, New York Dolls, Rage Against the Machine, Lionel Richie, Carly Simon, A Tribe Called Quest dhe Dionne Warwick janë pjesë e listësSipas faqes së internetit të eventit, një artist ose grup duhet të ketë publikuar "regjistrimin e tyre të parë komercial të paktën 25 vjet përpara vitit të nominimit" për të qenë një konkurrent i pranueshëm./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI