Babai i Meghan Markle ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë kundër Meghan dhe Princ Harry në padinë për shpifje të ngritur nga vajza e tij e madhe, Samantha Markle.
Thomas Markle zbuloi se ai synon të mbajë anën e gjysmë motrës së Meghan, Samantha-s, e cila po e padit për "deklarata të rreme dhe dashakeqe" që ajo dyshohet se ka bërë në intervistën e saj me Oprah Winfrey.
“Do të isha më se i lumtur,deklaroi Markle kur u pyet nëse do të merrte pjesë nga Karl Larsen në kanalin e tij në YouTube, “Remarkable Friendship”."Unë jam përpjekur për gati katër vjet që të shoh vajzën time dhe burrin e saj në një sallë gjyqi ballë për ballë ... Do të isha i emocionuar të vij në gjykatë dhe të flas dhe të mbroj vajzën time më të madhe.Më habit fakti që ata shkojnë tek Oprah Winfrey për orë të tëra dhe ulen atje dhe ekspozojnë gjëra që nuk duhet t'i ekspozojnë askujt dhe mendoj se është kaq mungesë respekti për familjen mbretërore".
Samantha e cila kërkon 75,000 dollarë dëmshpërblim, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe tarifat e avokatëve –ka pretenduar në dokumentet e gjykatës se motra e saj, pretendoi në mënyrë të rreme se ishte një fëmijë i vetëm dhe kishte gënjyer kur e panë njëra-tjetrën për herë të fundit.Nga ana tjetër përfaqësuesi i Meghan, Michael Kump, hodhi poshtë padinë e Samantës në një deklaratë për TMZ në fillim të këtij muaji."Kjo padi e pabazë dhe absurde është vetëm një vazhdim i një modeli të sjelljes shqetësuese," tha Kump. "Ne do t'i kushtojmë vëmendjen minimale, e cila është gjithçka që meriton."/Lapsi.al