Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Shifrat alarmante/ Më shumë se një e treta e të rinjve shqiptarë janë me arsim fillor

Lapsi.al 14 March 2022
Shifrat alarmante/ Më shumë se një e treta e të rinjve

Kur parashtrohet çështja se Shqipëria duhet të ndryshojë modelin ekonomik drejt degëve me vlerë në ekonomi, që gjenerojnë më shumë të ardhura për frymë, duket të kemi parasysh se niveli arsimor i popullatës së re në moshë, që është në kulmin e produktivitetit, nuk jep shpresë.

Të dhënat e INSTAT për arsimin sipas gjinisë në grup moshën 25-39 vjeç tregon se 41.1 për qind e femrave janë me arsim fillor dhe 35 për qind e meshkujve janë me këtë nivel arsimi në vitin 2020. Arsimi fillor dominon të dyja gjinitë që janë në kulmin e arritjeve të tyre profesionale. Me këtë nivel arsimi Shqipëri e ka të vështirë të përballojë kalimin nga bujqësia dhe fasoni në aftësi të tjera inovative që sjellin më shumë të ardhura.

Analiza arsimore e popullsisë e grupmoshës 25-39 vjeçare tregon se 38.7 % e femrave në këtë moshë janë me arsim të lartë, 20 % me arsim të mesëm dhe 41 për qind më arsim 8 vjeçar. Ka disa zhvillime ekstremë në arsimin e femrave, të cilat janë në mazhorancë edhe në arsimin fillor edhe në atë të lartë, ndryshe nga meshkujt.

Të dhënat e INSTSAT tregojnë se, 38.7 % e meshkujve në këtë grup-moshë janë me arsim të mesëm, 26.4% janë me arsim të lartë dhe 35 % janë me arsim fillor.

Perspektiva nuk është optimiste. Në vitin 2020, Shqipëria kishte 27,9% e të rinjve të grup -moshës 15-29 vjeç që nuk ishin as në punë dhe as në shkollë, sipas INSTAT.

Duke e krahasuar me një renditje të Eurostat, Shqipëria është katërta, pas Turqisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, me përqindjen më të lartë te të rinjve që as nuk punojnë dhe as nuk mësojnë dhe as nuk janë në ndonjë trajnim (shih grafikun).

Gjatë vitit të kaluar, një në gjashtë të rinj europianë nuk ishin as në shkollë, as në punë, ose 17% e totalit të të rinjve, ndërsa në Shqipëri, afërsisht 1 në 4 të rinj nuk është i zënë as me punë dhe as me studime.

Shumë të rinj që kanë humbur punën janë drejtuar për ndihmë në zyrat e punës. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit 2020, ishin të regjistruar të papunë rishtas në zyrat shtetërore të punës rreth 5000 të rinj të moshës 15-29 vjeç.

Të dhëna të tjera sektoriale sugjerojnë se të rinjtë që kanë humbur punën ishin të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe bizneseve të lidhura me turizmin, si hotelet, baret dhe restorantet.

Rritja e papunësisë në moshën 15-29 vjeç ndikon negativisht trendet e emigracionit në vend, që ishin të larta edhe para krizës pandemike./Monitor

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI