Flash

Ndërron jetë motra e këngëtares së njohur

Lapsi.al 14 March 2022
Ndërron jetë motra e këngëtares së njohur

Motra e këngëtares së njohur, Tony Braxton, Traci ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Bashkëshorti i Traci-t, Kevin Surratt,  tha në një deklaratë për TMZ… “Kemi ardhur në një kohë ku duhet të informojmë publikun se pas një viti që i është nënshtruar privatisht një sërë trajtimesh për kancerin e ezofagut, e dashura jonë Traci Braxton ka shkuar drejt lavdisë”.

Të shtunën këngëtarja e “Breathe Again” konfirmoi vdekjen e motrës së saj në Instagram.“Me keqardhjen më të madhe ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të motrës sonë, Traci”, shkroi  Toni krahas fotos bardhë e zi të saj me motrat . “Ajo ishte një dritë e ndritshme, një vajzë e mrekullueshme, një motër e mrekullueshme, një nënë e dashur, grua, gjyshe dhe një interpretuese e respektuar. Do të na mungojë shumë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë . Jemi familje përgjithmonë.”Traci së bashku me motrat e saj Toni, Towanda, Trina dhe Tamar Braxton nënshkruan marrëveshjen e tyre të parë diskografike me Arista Records në 1989. Në vitin 2011, motrat u ribashkuan për shfaqjen e njohur të realitetit, "Braxton Family Values", ku shfaqej edhe nëna e tyre.Përveç pjesëmarrjes në "Braxton Family Values", Traci u shfaq gjithashtu në sezonin e tretë të "Marriage Boot Camp" me bashkëshortin e saj.Albumi i saj i parë solo, "Crash & Burn", u publikua në 2014 dhe ajo luajti në filma të tillë si "Sinners Wanted" dhe "The Christmas Lottery"./Lapsi.al

Të këshilluara

Çmimet BAFTA/ Kush triumfoi?

E diela ishte një natë për t’u mbajtur mend në 75-vjetorin e “EE British Academy Film Awards”. Ceremonia vjetore u mbajt në Royal Albert Hall dhe yjet britan...

10:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI