Flash

Komediania zbulon ndërhyrjen estetike : Doja të ndihesha mirë me veten

Lapsi.al 14 March 2022
Komediania zbulon ndërhyrjen estetike : Doja të ndihesha mirë me

Aktorja e njohur Amy Schumer foli së fundmi rreth vendimit të saj për të bërë liposuction(një metodë e kirurgjisë kozmetike në të cilën yndyrnat thithen për të përcaktuar linjat trupore).

Gjatë një interviste për podcastin e Chelsea Handel, 'Dear Chelsea', aktorja rrëfeu se nuk e kishte menduar kurrë se do të ishte dikush që do të bënte liposuction, por pasi kreu operacionin ajo është shumë e lumtur që e bëri."Unë bëra liposuction. Nuk e kisha menduar kurrë se do të bëja diçka të tillë.Ishte një gjë  kaq e çmendur për mua dhe thoja që nuk do të bëja kurrë asgjë", tha ajo.

Schumer zbuloi se pas shtatzënisë së saj të vështirë me djalin Gene, 2 vjeç, prerjes cezariane gjatë lindjes së tij dhe endometriozës, ajo filloi të mendonte për ndërhyrjen estetike. Por, pasi i hoqën mitrën dhe apendesitin në shtator për t'i dhënë fund dhimbjes së endometriozës vendosi të bënte ndërhyrjen. Amy postoi në rrjetin e saj social, Instagram foto pas operacionit dhe shkruajti se se donte të ishte e sinqertë me fansat e saj.“Dëshiroj të them vetëm këtë, sepse nëse dikush më sheh në foto ose ndonjë gjë dhe ato fillojnë të mendojnë :Ajo duket më e hollë, dhe çfarëdo qoftë: kjo është sepse kam bërë një operacion”, shkruajti aktorja e 'I Feel Pretty'. "Është shumë e vështirë, dhe unë thjesht dua të jem e sinqertë për këtë."/Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Çmimet BAFTA/ Kush triumfoi?

E diela ishte një natë për t’u mbajtur mend në 75-vjetorin e “EE British Academy Film Awards”. Ceremonia vjetore u mbajt në Royal Albert Hall dhe yjet britan...

10:44

Barack Obama rezulton pozitiv me Covid-19

Ish-presidenti Barack Obama tha të dielën se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Me anë të një postimi në Twitter, ai u shpreh se ndihej relativisht mirë dhe...

10:19

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI