Flash

Khloe Kardashian kritikon mediat: Nuk duhet të gjykoni gratë për tradhëtitë e burrave

Lapsi.al 14 March 2022
Khloe Kardashian kritikon mediat: Nuk duhet të gjykoni gratë për

Khloe Kardashian ka deklaruar së fundmi se është lodhur nga femrat që fajësohen për gjërat që bëjnë meshkujt.

Gjatë një bisede me Variety , Khloe rrëfeu se është "e trishtueshme" se si gratë fajësohen dhe tallen pasi një burrë i tradhton ato."Të gjithë kanë problemet e tyre, kështu që nuk duhet t'i drejtoni gishtin askujt, por për ta bërë atë përgjegjësi e gruas, është vërtet e trishtueshme," u shpreh ajo . "Dhe kjo thotë shumë për shoqërinë tonë që njerëzit preferojnë të hedhin helm, sesa të jenë të ndjeshëm ose të kenë dhembshuri".

Duke e kthyer bisedën te taktikat e raportimit, Kardashian vazhdoi, duke thënë se fajin e ka mediat dhe dëshira e tyre për klikimet, ndërsa theksoi gjithashtu sesi burrat dhe gratë trajtohen ndryshe në raportet e skandaleve.“Është e trishtueshme dhe emocionalisht vendos shumë mbi supet e grave”, vazhdoi ajo. "Është një barrë e madhe për t'u mbajtur dhe nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se çfarë u bën psikologjikisht grave. Dhe burrat, është pothuajse si një pikë tjetër në rripin e tyre, sepse ata janë duke festuar në një farë mënyre. Por kjo nuk është asgjë e re. Ka qenë gjithmonë klubi i djemve."

Në dhjetor, Maralee Nichols ngriti një padi për atësinë kundër , Tristan Thomson . Në padi, Maralee tha se ajo dhe Tristan kishin patur marrëdhënie seksuale në ditëlindjen e tij të 30-të në Mars 2021.Disa javë më vonë, basketbollisti  lëshoi ​​një deklaratë duke pranuar se ai ishte babai i fëmijës. Ai gjithashtu i kërkoi falje Khloe për "dhimbjen e zemrës dhe poshtërimin" që i shkaktoi asaj. Megjithëse ylli i realitetit televiziv i ka mbajtur gjërat private rreth skandalit, ajo i tha Variety se kjo cështje do të trajtohet në emisionin e saj të ardhshëm në Hulu, The Kardashians./Lapsi.al

Të këshilluara

Çmimet BAFTA/ Kush triumfoi?

E diela ishte një natë për t’u mbajtur mend në 75-vjetorin e “EE British Academy Film Awards”. Ceremonia vjetore u mbajt në Royal Albert Hall dhe yjet britan...

10:44

Barack Obama rezulton pozitiv me Covid-19

Ish-presidenti Barack Obama tha të dielën se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Me anë të një postimi në Twitter, ai u shpreh se ndihej relativisht mirë dhe...

10:19

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI