Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Zoe Saldana flet për fillimet e karrierës: Më kërkuan të ndryshoja emrin

Lapsi.al 13 March 2022
Zoe Saldana flet për fillimet e karrierës: Më kërkuan

Zoe Saldaña u këshillua të adoptonte një emër skenik kur u bë e famshme për herë të parë.

Aktorja e njohur për rolin e saj "Columbiana" tregoi për "Entertainment Weekly" se rreth kohës kur ajo xhiroi filmin"Centre Stage" në vitin 2000, menaxherja i tha se do ishte mirë për karrierën e saj nëse ndryshonte emrin.“Kur bëra Center Stage, mbaj mend që  menaxherja im më kërkoi të mos përdorja emrin tim”, rrëfeu Saldaña. "Por qëllimi i tyre nuk ishte kurrë që unë të ndaloja së qeni kjo që jam. Por menaxheri im në atë kohë ishte një ish-këngëtare  dhe ajo ndryshoi emrin e saj gjithashtu kur ishte adoleshente. në vitet '60, besoj. Dhe më tha se kjo është ajo që bëjnë të gjithë."Ajo shtoi, "Ajo donte më të mirën për mua. Por unë prapë e dija se më pëlqente emri im."

Aktorja gjithashtu u ndal dhe ke filmi i saj i ri 'Adam Project dhe rrëfeu se çfarë do t'i thoshte vetes së daj nëse mund të kthehej 20 vjet pas kur sapo kishte filluar karrierën e saj në film."Çfarë do t'i thoja asaj? "Mos u shqetëso kaq shumë". Më kujtohet në atë kohë, isha shumë nervoze sepse do të bëja këto projekte për herë të parë dhe do të udhëtoja në këto vende për herë të parë”, u shpreh Zoe "Pra, kishte shumë nervozizëm dhe gjithmonë duhej ta mbuloja atë për t'u dukur sikur e kam bërë dhe më parë këtë gjë. Por unë thjesht do t'i thoja asaj, "Mos u bëj kaq nervoze. Ti ke lindur për këtë punë ". /Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI