Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Rama: Mund të vijë momenti që të mos ketë fare naftë

Lapsi.al 13 March 2022
Rama: Mund të vijë momenti që të mos ketë fare

Kryeministri Edi Rama ka realizuar një bashkëbisedim me biznese për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.

Ai gjithashtu paralajmëroi mungesën totale të naftës, varësisht zhvillimeve që do të ndodhin në të ardhmen.

"Ajo fatura që ju vjen juve është një mburojë e padukshme në faturë dhe fatura e ardhshme do të ketë dhe mburojën aty që të gjithë shqiptarët ta dinë se ata muaj po paguajnë shumë më pak se çmimi real.

Nuk kemi ndërmend të ngremë taksë, të vëmë TVSH, ju e keni zero. Nuk kemi ndërmend të ngremë taksa mbi individët, përkundrazi. Për Qershorin do ta bëjmë zero taksën për pagën, që i bie 13 për qind. Nga tani 32 mijë deri në 40 mijë lekë do ta bëjmë zero tatimin mbi taksën. Do të përgjysmohet taksa për ata që e kanë mbi 500 mijë lekë rrogën. Për ne kriza është problem për të gjithë se lufta nuk vjen për të sjellë gëzim, as qetësi, por këtë dhimbje koke në radhë të parë duhet ta qetësojmë për ata që fitojnë më pak.

Të gjithë ata që përdorin linjën urbane nuk do të paguajnë çmimin e rritur. 36 milionë dollarë direkt për indeksim pensionesh dhe 200 milonë dollarë për mburojën financiare për çmimin e energjisë. Ndërkohë që edhe ne, që nga unë i pari të gjithë funksionarët e shtetit që kanë vetura, do të paguajnë nga xhepi i tyre mbi 50 për qind të shpenzimit për naftën. Mbi 50 për qind dhe unë do të paguaj vetë nga xhepi, edhe ministrat edhe kështu do të mësohemi të kursejmë. Të mos na duket çudi kur të na thonë se duhet të kursejmë. Problemi më i madh është se çfarë vjen mbrapa.

Ne kemi vendosur një 3-mujor, se çfarë vjen pas 3 muajsh ne nuk e dimë, a bie vala e krizës apo jo?! Dhe problemi më i madh është ka apo s’ka. Mund të vijë momenti që nuk ka naftë. Një problem është çmimi, tjetri është ta gjesh", u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI